Bajrami i kundërpërgjigjet Muratit: Po ankohet se si LDK s’po e lejon ta shkelë Kushtetutën

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është duke bërë pothuajse asgjë për ta minuar ndikimin e inflacionit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami dhe ministri i financave, Hekuran Murati

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, njëherësh deputete e LDK-së, ka reaguar ndaj ministrit aktual të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se për shkak se partia e saj e ka dërguar në Kushtetuese, “Ligjin Tavan” për produktet themelore, qytetarët janë duke paguar më shtrenjtë për disa produkte bazë.

Bajrami u shpreh se Murati po ankohet që LDK nuk po e lejon ta shkelë Kushtetutën e vendit.

Sipas saj, Ligji për çmimet tavan nuk i adreson çështjet e inflacionit, dhe se i njëjti është në kundërshtim me nenin 10 të Kushtetutës së vendit.

“Ligji për çmimet tavan nuk e adreson çështjen e inflacionit as atë të spekulimit me çmime, Ligjin të cilin LDK e ka atakuar në Gjykatë Kushtetuese, është në kundërshtim me Kushtetutën, respektivisht nenin 10 të saj. Ligji si i tillë do të mbyllte me mijëra biznese familjare në fshatra dhe lagje periferike, duke krijuar situatë edhe më të favorshme për tregtarët e mëdhenj”, tha ajo.

Sipas saj, keqpërdorimet me çmime rregullohen me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe me inspektorat të tregut, të cilat sipas saj, Qeveria e Kosovës do të duhej t’i fuste në funksion.

“Ky vend e ka Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës, ka Inspektorat të Tregut dhe i ka krejt mekanizmat e nevojshëm për të marrë masa sa herë që dëshmohet se dikush po spekulon me pozitën dominuese në treg apo po spekulon me çmime. Krejt çka i duhet kësaj Qeverie është që pas dy viteve pushim, të fillojë yë punojë që këto mekanizma me i shti në funksion dhe me i implementu ligjet që janë në fuqi”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera, ajo tha se Qeveria e Kosovës, duhet të bisedojë me biznese dhe t’i dëgjojë brengat e tyre.

“Qeveria, gjithashtu, duhet të dalë në teren e të bisedojë me biznese përtej oborrit të tyre, me pa si ka ndikuar ngritja e çmimit të rrymës, t’i pyesë për politika të nevojshme fiskale, t’i pyesë për kostot e operimit të tyre dhe se si mund t’u ndihmohet atyre për ta përballuar këtë situatë për t’i ulë kostot dhe çmimet, shkurt Qeveria duhet ta kryejë punën sipas mandatit të dhënë”, ka thënë ajo.

Në muajin tetor, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, kishte kërkuar që të miratohet ligji për masat e përkohshme të produkteve themelore.

Por, sipas LDK-së, ai ligj ishte antikushtetues, dhe si të tillë, e kishin dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika