Bajrami i reagon qeverisë për shkallët e reja tatimore: Rryma e tatimi në pronë 100%, çmimet 50%

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka reaguar pas njoftimit të ATK-së se të gjithë të punësuarit, qoftë në sektorin publik apo privat, do të paguajnë më pak tatim për shkak se rritet vlera e pagës që lirohet nga tatimi.

Bajrami ka thënë se Qeveria e Kosovës ka rritur çmimin e energjisë elektrike mbi 100 për qind, tatimin në pronë mbi 100 për qind dhe se çmimet e secilit produkt janë rritur rreth 50 për qind.

“Qeveria Kurti – Rryma 100%, Tatimi në pronë 100%, Çmimet 50%, Pagat 1.5%”, ka shkruar Bajrami.

Ndryshe, ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se të gjithë të punësuarit, qoftë në sektorin publik apo privat, do të paguajnë më pak tatim për shkak se rritet vlera e pagës që lirohet nga tatimi.

Kjo pasi Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se më 23 gusht ka hyrë në fuqi ligji për pagën minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore kësisoj nga muaji shtator të punësuarit në Kosovë do të marrin nga 6.8 euro më shumë në pagë.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji me nenin 5 ndryshohen shkallët tatimore të cilat janë të përcaktuara në nenin 6 të Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatim në të Ardhurat Personale.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika