Bajrami kërkon nga qeveria të japë informata për ndotjen e Liqenit të Badovcit

"Sa i ndotur është uji i Liqenit të Badovcit? Sepse pjesa me e madhe e qytetarëve nuk kanë mundësi me ble ujë dhe do të vazhdojnë ta konsumojnë atë ujë", ka shkruar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të dalë me sqarime dhe t’u shpjegojë qytetarëve se sa i ndotur është uji i Liqenit të Badovcit.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se pjesa më e madhe e qytetarëve nuk kanë mundësi të blejnë ujë dhe, sipas saj, do të vazhdojnë ta konsumojnë atë ujë.

“Ku është Qeveria sot? Derisa dje, kur në Kuvend opozita debatonte për përmirësimin e kushteve të policisë së Kosovës, debat të cilin LVV e bojkotoj, ata zgjedhën pikërisht këtë kohë që të thërrasin konferencë për medie për të folur të gjeturat e raportit të Autoritetit Rregullativ të Ujërave, duke ju referu disa herë gjendjes para dhe pas ardhjes së LVV-së në pushtet, POR janë bërë 17 orë që kur Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik doli me lajmërim: ”të gjitha lagjet e Prishtinës dhe rrethinës, respektivisht të gjithë ata që furnizohen nga Liqeni i Badovcit të mos e përdorin ujin e sistemit as për pije dhe as për gatim” DHE nuk ka asnjë reagim nga ana e Qeverisë”, ka shkruar Bajrami.

Sipas saj, qeveria urgjentisht duhet të dalë me shpjegime dhe t’u tregojë qytetarëve se a është i mundshëm pastrimi i Liqenit të Badovcit nga koncentrimi i manganit.

“Nëse ky është problem që mund të evitohet, sa do të zgjatë krejt procesi? A është i mundshëm pastrimi i Liqenit të Badovcit nga koncentrimi i manganit? Si do t’i ndihmojë Qeveria qytetarët që nuk kanë mundësi të blejnë ujë gjatë kësaj kohe? Qeveria duhet ta ketë parasysh faktin se 95% e qytetarëve nuk kanë mundësi të blejnë ujë për pije dhe gatim. Zgjohuni nga gjumi, bëni zgjidhje për qytetarët”, ka theksuar Bajrami.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika