Bajrami: Kontratat njëburimore janë burim i korrupsionit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami gjatë seancës së sotme të jashtëzakonshme për kontratat njëburimore, ka thënë se këto kontrata janë burim i korrupsionit

Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, gjatë seancës së jashtëzakonshme ka folur për kontratat njëburimore, duke thënë se janë burim i korrupsionit.

“Buxheti i shtetit dëmtohet me kontratat njëburimore sepse nuk merret vlerë për para, projekti kushton më shumë dhe kualiteti ka mundësi të mos jetë më i miri,” u shpreh ajo.

Kështu duke potencuar që këto kontrata janë burim korrupsioni.

Bajrami po ashtu shtoi se sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit, gjatë këtij mandati qeverisës, janë nënshkruar mbi 1800 kontrata njëburimore në vlerë mbi 240 milionë euro.

“1/3 e buxhetit të shtetit, taksave dhe tatimeve që ju paguani shpenzohen përmes prokurimit publik, shpenzime që janë në rritje. Këto kontrata janë burim i korrupsionit”, u shpreh deputetja Bajrami.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika