Bajrami – Kurtit: Rritja e Investimeve të Huaja Direkte vjen nga blerja e banesave nga mërgata

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se mesatarja vjetore e Investimeve të Huaja Direkte gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dyfish e më shumë sesa mesatarja vjetore gjatë qeverive të kaluara.

Bajrami ka thënë se kjo rritje e investimeve vjen kryesisht nga inflacioni dhe shkojnë kryesisht blerje të banesave nga mërgata.

Sipas Bajramit, gjatë mandatit të kësaj qeverie kanë ndodhur dy ndryshime si rritja e tatimit në pronë dhe lirimi në prej 6.8 Euro në të ardhurat personale, që sipas saj këto reforma nuk ndikojnë në rritjen e investimeve të huaja direkte.

“Qeverisja e ndershme paska thënë Kryeministri, cila kjo 900 tenderve të negociuar, qeverisja me Martin Berishajn, Nagip Krasniqin, me tatimet që ju merren bizneseve e mandej ministriat e t’u ju japin familjarëve për OJQ?. E vërteta është se Qeveria nuk ka bë asnjë reformë fiskale, as edhe një. Që katër vite mandat të kësaj qeverie Administrata Tatimore e Kosovës udhëhiqet nga drejtori që kundërligjshëm e pat zgjedhë PDK-ja kur ka qenë në pushtet. Gjatë këtij mandati kanë ndodhë dy ndryshime: rritja e tatimit në pronë dhe lirimi në prej 6.8 Euro në të ardhurat personale. A beson dikush që këto refoma kanë ndiku në rritjen e investimeve të huaja direkte?!”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami ka publikuar edhe disa të dhëna që sipas saj janë inflacioni gjatë Qeverisë Kurti dhe Investimet e Huaja Direkte.

“Inflaconi gjatë Qeverisë Kurti

  • 3.4% në vitin 2021,
  • 11.6 në vitin 2022,
  • 4.9% në vitin 2023,

Investimet e Huaja Direkte

  • 2021: 420 milionë euro, prej tyre 384 milionë në patundshmeri ose 91%,
    • 2022: 732 milionë euro, prej tyre 529 milionë në patundshmeri ose 72%,
    • 2023: 844 milionë euro, prej tyre 511 milionë në patundshmeri ose 60%,
    • 2024 (janar-prill): 269 milionë euro, prej tyre 186 në patundshmeri ose 69%”.

Ndryshe, më herët, kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mesatarja vjetore e investimeve të huaja direkte gjatë qeverisjes Kurti është 2.4 herë më shumë se mesatarja vjetore e qeverive të kaluara nga viti 2007 e tutje.

“Mesatarja vjetore e Investimeve të Huaja Direkte gjatë qeverisjes sonë është 705.6 millionë euro apo 2.4 herë më shumë sesa mesatarja vjetore gjatë qeverive të kaluara e cila është 299.8 milionë euro nëse e marrim nga viti 2007 e këtej”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti: Mesatarja vjetore e investimeve të huaja direkte, dyfish më shumë se e qeverive të kaluara

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika