Bajrami: Ligji për buxhet duhej të kthehej për një rialokim, arsimi të bëhet prioritet kombëtar

Deputetja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria është dashur ta tërheqë ligjin e buxhetit dhe ta kthejë për një rialokim tjetër

Hykmete Bajrami, LDK

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputetja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria është dashur ta tërheqë ligjin e buxhetit dhe ta kthejë për një rialokim “komplet tjetër ose nga sot ky ligj të shkojë në lexim të tretë”.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputetja Bajrami ka thënë se është koha e fundit që arsimi në Kosovë të bëhet prioritet kombëtar.

“Më 5 dhjetor, Kosova pranoi rezultatet e testit PISA 2022, ku Kosova u rendit në vendin e 79… sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, 33 për qind të shkollave në Kosovë dhe 77 për qind të paralele nuk i përmbushin kushtet për të mbajtur mësim sipas kritereve ligjore. Është koha e fundit që arsimi në Kosovë të bëhet prioritet kombëtar, është koha që Kosova të merret seriozisht në riorganizimin e rrjetit të shkollave”, tha ajo.

Sipas saj, për 13 vjet, numri i nxënësve në Kosovë ka rënë për 300 mijë.

“Ndërkohë që ne ende vazhdojmë të ndërtojmë shkolla në disa zona rurale dhe kemi mungesë të klasave dhe shkollave në zona urbane. Duhet të ndodhë një rialokim të buxhetit dhe duhet me pas një taskforcë që merret me reformën në arsim. Duhet të fillohet nga trajnimi për rikualifikimin gjithëpërfshirës të nxënësve, duhet të ketë ngritje të pagave në arsim”, tha tutje ajo.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika