Bajrami: Më dhemb shpirti kur e shoh se kjo qeveri na i ka humbur katër vite

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, në fjalimin e saj tha se zgjedhjet e 9 shkurtit janë zgjedhje në mes të demokracisë dhe autokracisë.

“Janë zgjedhje në mes të integrimit dhe izolimit, janë zgjedhje në mes të zhvillimit dhe regresit”, tha ajo.

“Unë flas kështu se më dhemb shpirti kur e shoh se kjo qeveri na i ka humbur plot katër vite. Janë humbur katër vite, 12 miliardë buxhet dhe pothuajse i kemi humbur të gjithë aleatët tanë. Jemi vend nën sanksione të BE-së”, theksoi Bajrami.

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës në Prishtinë po e mban “tubimin e ndryshimit” nën moton “Lumir 2025, bëhu ndryshimi”.

Aty LDK-ja do t’i prezantojë edhe kandidatët për deputet që do të garojnë në zgjedhjet e 9 Shkurtit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” do të promovojë serinë e lektyrave shkollore në Tiranë

Për të gjithë ju, mësimdhënës, pedagogë, prindër, fëmijë; lexues të letërsisë për fëmijë, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar që më datën 16 nëntor, ditën...

Votohet buxheti për vitin 2025

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti prej 3.6...

Trump, presidenti i ri i SHBA-së

Kandidati i republikanëve, Donald Trumpit është fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Ai ka tejkaluar pragun prej 270 vendeve të...

Të fundit nga rubrika