Bajrami: Opozita më e mirë e Kurtit është Kurti kur ka qenë në opozitë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që urgjentisht ta gjejë një zgjidhje për ndaljen e grevave

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në lidhje me grevën e gjithmbarshme që po mbahet në arsim dhe në administratën publike.

Bajrami i është drejtuar kryeministrit Kurti, duke i thënë se opozita më e mirë e tij është kur ai ishte në opozitë.

“Ne e kemi parë qasjen tuaj, ju në një nga prononcimet tuaja e keni thënë në këtë Kuvend, se jeni opozitë e dobët. Duhet të pajtohemi me ju ndoshta ne karshi teje ku ke qenë në opozitë edhe mund të dukemi opozitë e dobët, sepse në fakt opozita më e forta e juaja sot, është Kurti kur ka qenë në opozitë”, ka thënë Bajrami.

Bajrami ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës që përmes dialogut ta gjejë një zgjidhje për të dalë nga greva.

Sipas saj, Kurti duhet që “ditë dhe natë” të dialogojë me sindikatat në mënyrë që nxënësit ta fillojnë mësimin.

“Ju keni refuzuar ta takoni, unë po ju them që kur jeni kryeministër, njerëzit kërkojnë të ju takojnë për shkak të funksionit, dhe ju gjithashtu duhet t’i takoni ata për shkak të funksionit. D.m.th. ju nuk duhet të uleni me Rrahman Jasharajn pse e ka emrin Rrahman Jasharaj, por për arsye se atë sot po e dëgjojnë 25 mijë punëtorë në sektorin e arsimit, të cilët po refuzojnë për shkak të kërkesave të tyre ta vijojnë mësimin”, ka thënë ajo.

Bajrami e kritikoi Kurtin edhe për ofendimet sipas saj që i ka bërë ai dhe partia e tij ndaj mësimdhënësve dhe sindikatave.

Para deputetëve të Kuvendit ajo tha se është tallje me punëtorët e sektorit publik t’u thuash “priteni Ligjin e Pagave”.

Ish-ministrja e Arsimit në fjalën e saj ka thënë se për cilësinë në arsim nuk është fajtor Jasharaj, ashtu siç po e paraqesin njerëzit përreth Kurtit, por fajtor është MASHTI.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika