Bajrami: Pavarësia e Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të Drejtën Ndërkombëtare

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka rikujtuar vendimin e GJND-së, sipas këtij vendimi shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim më të drejtën ndërkombëtare

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka rikujtuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Kosova para 12 vjetësh në GJND e kishte fituar rastin pasi kjo gjykatë kishte dalë me vendimin se shpallja e njëanshme e Pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

“Veçanërisht kjo e diel duket si ditë e mirë për ta kujtuar se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të Drejtën Ndërkombëtare dhe ndonjë rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Bajrami në Twitter.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara kishte kërkuar nga GJND-ja një opinion lidhur me Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Kjo çështje kishte kaluar në votim në mes të gjyqtarëve të GJND-së, ku në favor të Kosovës kishin votuar gjyqtarët, Hisashi Owada nga Japonia, presidenti i GJND-së Thomas Burgenthal nga ShBA-ja, Christopher Greenwood nga Britania e Madhe, Ronny Abraham nga Franca, Bruno Simma nga Gjermania, Kenneth Keith nga Zelanda e Re, Awn Shawkat Al-Khasawneh nga Jordania, Antonio A. Cançado Trindade nga Brazili, Abdulqawi Ahmed Yusuf nga Somalia, Bernardo Sepulveda- Amor nga Meksika.

Këto ishin 10 votat pro që Kosova nuk e kishte shkelur të Drejtën Ndërkombëtare me shpalljen e njëanshme të pavarësisë.

Por, kishte edhe nga ata që mendonin ndryshe dhe votuan kundër. Gjyqtarët që kanë votuar kundër Kosovës ishin, Peter Tomka- nënpresident, përfaqësues nga Sllovakia, Leonid Skotnikov nga Rusia, Abdul G. Koroma nga Sierra Leone, Mohamed Bennouna nga Maroku.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika