Bajrami: PDK-ja e ka tejkaluar paragjykimin për Rugovën në vitin 2001

Thaçi ka pasur respekt për Rugovën, sikurse Rugova që e ka respektuar Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë, akademiku, Arsim Bajrami





Akademiku, Arsim Bajrami,  ka folur për raportet në mes të ish-presidenti Ibrahimi Rogova, edhe ish-drejtorit politik të Kosovës Hashim Thaçit.

“Partia Demokratik e Kosovës, e ka tejkaluar paragjykimin për Rugovën në vitin 2001 kur i ka pranuar zgjedhjet se edhe në PDK  ka pasur qasje ndoshta ekstremiste e të dëmshme”, ka rrëfyer Bajrami.

Pse Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e morri PDK-në në udhëheqje por Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës?

Sipas Bajrami LDK-ja nuk e zgjodhi PDK-në për të qeverisur se PDK-ja ishte parti e fortë.

“Ibrahimi Rugova dhe LDK-ja kishin 46 deputet dhe nuk i duhej që të ishin dy parti e madha në pushtet dhe Zgjodhi Ramush Haradinaj, por kur erdhi koha e për të shpallë pavarësinë e Kosovës LDK-ja edhe PDK-ja përsëri u bënë bashkë ata që filluan lirinë e Kosovës, në Rambuje patën fatin që ta kurorëzonin me pavarësinë e Kosovës”, ka theksuar ai.

Më tej, Bajrami ka thënë se nuk duhet t’i besohet të pa vërtetave që dëgjohen sepse Thaçi ka pasur respekt për Rugovën, sikurse Rugova që e ka respektuar Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Unë jam dëshmitar okular i di edhe rastet e humorit  në mes të Thaçit dhe Rugovës, në një mbledhjet të Këshillit Administrativ, atëherë Thaçi del përpara nga mbledhja edhe vesh pallton e Rugovës, kurës ky i fundit i ka kthyer duke i thënë se ty nuk të bie tamam sepse pse unë jam i rezistencës paqësore ty duhet me ta marrë tjetër, ka pasur relaksime”, ka përfunduar Bajrami.





Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika