Bajrami për dëmet nga vërshimet: S’është e vërtetë që MF-ja nuk ka mjete për kompensim

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, ka thënë se Ministria e Financave ka mjete të mjaftueshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të dëmtuar nga vërshimet

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami e ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati në lidhje me vonesat në kompensimin e dëmeve nga vërshimet e fundit në disa komuna të Kosovës.

Bajrami ka thënë se Ministria e Financave, ka buxhet të mjaftueshëm për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet.

Ajo është shprehur se MF-ja ka në kuadër të kontigjencave mbi 120 milionë euro dhe se ato mjete mundet t’i shfrytëzojë.

“Deshta me i thanë ministrit të Financave dhe qytetarëve se nuk është e vërtetë që nuk ka mjete te MF. Rezervën e ke të vogël por në kudër të kontigjencave në MF i ke 121.9 milionë euro dhe ato munden me u shfrytëzu për këtë rast. Sepse ke familje të tëra që kanë mbetur pa kulme, ata po jetojnë te të afërmit sepse janë pa kushte banimi”, ka thënë ajo.

Ajo tutje ka thënë se janë edhe mbi 140 milionë euro të ndara për ringjallje ekonomike dhe se edhe ato mund të shfrytëzohen për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika