Bajrami: Prokuroria ka nis hetimet për tenderët sekret

Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Hykmete Bajrami ka shkruar se prokuroria paska filluar hetimet për tenderët pa publikim të njoftimit për kontratë.

Bajrami përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik prej 21 marsit të vitit 2021 dhe deri më 1 shtator të vitit 2024, vetëm në nivelin qendror, janë lidhë 2123 kontrata të negociuara (njëburimore) në vlerë prej 273 milionë euro, prej tyre 1348 kontrata janë kontrata për herë të parë, ndërsa 775 kontrata janë aneks-kontrata.

“273 milionë euro, para këto të buxhetit të Kosovës kanë përfundu te ‘dostat’, pa asnjë procedurë prokurimi siç e kërkon Ligji, janë kryer negociatat në katër sy. Të korruptuarit kurrë nuk e luftojnë korrupsionin, se ju duhet me luftu veten. Thirrja jonë organeve të drejtësisë që sa më parë të merren me këto 2173 kontrata njëburimore dhe të korruptuarit ta marrin dënimin e merituar, nuk ka përfundu në veshë të shurdhër”, ka shkruar ajo.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika