Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se partia në pushtet, si Qeveria e majtë “e ka varë të vetmin element të barazisë në shkollat fillore”, me vendim që ka marrë Ministria e Arsimit që prindërit t’i blejnë tekstet shkollore dhe më pas të subvencionohen.
Këto Bajrami i ka thënë gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, të thirrur nga opozita. Ajo ka thënë se Ministria e Arsimit nuk përballoi kostot e tekste shkollore dhe ua kaloi prindërve mjetet që ata t’i përballojnë.
“Sot me të vërtetë pamja në sallën e Kuvendit tregon shumë. Tregon shumë se ku është qeveria e majtë. Qeveria e majtë e cila e vrau të vetmin element të barazisë në shkollat fillore të Kosovës. Më te vetmin element që nxënësit e RKS-së janë ndjerë të barabartë ka qenë një shtatori, kur prej Shpalljes se Pavarësisë e tutje ata mbi bankat e tyre i kanë gjetur të gjitha librat dhe tekstet mësimore. Këtë vit, MASHTI dështoi të jetë pazare me shtëpitë botuese, dështoi të merret vesh dhe dul në konferencë katër ditë para se të fillojë viti shkollore edhe iu tha prindërve meqenëse se ne nuk po mund të përballojmë koston me parat e Ministrisë që të furnizojmë me libra, atëherë po ua kalojmë juve mjetet e ju përballojeni ktv kostot”, ka thënë Bajrami.