Bajrami: Qeveria Kurti e para që mbylli mandatin, por më e dështuara prej pasluftës

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj videos së publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje për sukseset e qeverisë Kurti, duke e cilësuar si “më të dështuarën që nga përfundimi i luftës”.

Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook, e akuzoi qeverinë për dështime në politikën e jashtme, ekonomi, drejtësi dhe mirëqenie sociale.

Bajrami theksoi se Kosova është nën sanksione, nuk ka siguruar asnjë njohje të re dhe nuk është anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.

“Gjatë kësaj kohe, Kurti i ka lënë trashëgimi Kosovës Marrëveshjen e Brukselit, aneksin e Ohrit dhe ka pranuar draft-asociacionin e komunave me shumicë serbe që çon drejt federalizimit të vendit, apo thënë më mirë drejt defunksionalizimit të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Bajrami.

Në aspektin ekonomik, ajo potencoi se vendi ka përjetuar rritjen më të madhe të çmimeve që nga shpallja e pavarësisë, ndërsa rritja e pagave ka përfituar vetëm stafi politik.

Sipas saj, çmimi i energjisë elektrike është rritur dy herë dhe është në proces rritjeje për herë të tretë.

Po ashtu, deputetja e LDK-së e akuzoi qeverinë për mungesë investimesh kapitale, duke përmendur rrugë të papërfunduara si ato për Mitrovicë, Pejë, Podujevë dhe Gjilan.

Ajo gjithashtu akuzoi Qeverinë për korrupsionin, duke përmendur mbi 2,100 kontrata njëburimore dhe skandale në KEK, MBZHR, MKRS dhe institucione të tjera.

Bajrami tha se qeveria ka dështuar në zbatimin e Vettingut dhe Byronë për Konfiskim të Pasurisë, ndërsa e akuzoi për përpjekje për kapjen e drejtësisë.

Shija e redaktorit

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

Të fundit nga rubrika