Hykmete Bajrami nga LDK ka kritikuar Qeverinë duke thënë se janë prishur me miq e aleatë dhe se dështuan në çdo përpjekje në veri të vendit.
“Nuk realizuat asnjë premtim – asnjë të vetëm dhe sot dilni e na thoni që jemi me Serbinë!? Kush? Ju që me veprimet e juaja e kthyen perëndimin kundër Kosovës, në përkrahës të Serbisë. Ju na thoni neve që jemi me Serbinë! Neve që kemi familjarë të vrarë në vija të frontit! Neve që i takojmë partisë që e ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës, që bashkë me miq e aleatë e bëmë Kosovën shtet. Neve që pa kalkuluar në vota, kemi ecur përpara sa herë e ka kërkuar ky vend, që ju sot po e shkatërroni! Kujt po i thoni hajna ju?”, ka shkruar Bajrami.
Bajrami e ka cilësuar Qeverinë si “mbrojtëse” të Martin Berishajt e Nagip Krasniqit.
“Ju jeni dështakë, praktikantë e të dëmshëm. Ju jeni fatkeqësia e këtij vendi”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka shtuar se prej dy vitesh e gjysmë “asnjë e mirë për këtë vend, përveç video propaganduese, skandale, korrupsion e tash izolim dhe sanksione”.