Bajrami: Rritja ekonomike e Kosovës në tremujorin e dytë të vitit 2023 është më e ulëta ndonjëherë

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se rritja ekonomike e Kosovës në tremujorin e dytë të vitit 2023 është “më e ulëta ndonjëherë”

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thonë se rritja ekonomike e Kosovës në tremujorin e dytë të vitit 2023 është “më e ulëta ndonjëherë”.

Bajrami ka thënë se në kohën kur është votuar Qeveria Kurti II, rritja ekonomike në vend ka qenë mbi 16 për qind, ndërsa tashmë është 2.02 për qind.

“Ne e dimë që në atë kohë ka qënë edhe bumi postpandemik, por situata sot është rezultat i mungesës totale të politikave ekonomike: që 80 ditë vendin e kemi nën sanksione, që tri vite i kanë bllokuar investimet kapitale, nuk ka asnjë politikë fiskale,  asnjë refomë për pëmirësim të ambientit të biznesit,nuk ka rritje të pagave, 42% e buxhetit shkon në subvensione, vetëm 18% në investime kapitale që nuk arrijnë t’i shpenzojnë, nuk ka bashkpunim me komuna, nuk ka diolog me biznese, korrupcion, nepotizëm dhe tenderë me negociim”, ka shkruar Bajrami.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika