Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se partia e saj nuk është fare e kënaqur me grevat e sindikatave në Kosovë.
Bajrami ka thënë se e përkrahin grevën e tyre,dhe përgjegjësinë kryesore, sipas saj, e ka Qeveria e Kosovës.
Ajo ka thënë se po të ishte LDK në pushtet, çështja e grevës do të zgjidhej menjëherë.
“Ne nuk jemi të kënaqur që ka grevë. Ne e mbështesim grevën. LDK asnjëherë nuk del kundër një të drejte ligjore. Ajo çfarë ne e kemi diskutuar, sikur ne të ishim në pushtet, ne sot do e kishim bërë indeksimin e pagave e pensioneve në shumë prej 20%”, ka thënë ajo.
“Ne po kërkojmë që Kurti t’i kthejë nxënësit në shkollë. Ai deklaronte me kreun e sindikatave të Evropës, me sindikatën e Kosovës. Në një shtet normal, qeveria ditë e natë do të diskutonte me sindikatën. LDK mendon që kërkesat e sindikatës, janë legjitime, kjo rrjedhimisht i bie që i përkrahim format ligjore të tyre”, ka vijuar ajo.
Ajo ka thënë se ka munguar dialogu social, i cili sipas saj, është esencial për zgjidhjen e krizës.