Bakoyannis: Do ta rekomandojë mbikëqyrjen e Kosovës nga Këshilli i Evropës

Raportuesja e caktuar për Kosovën nga Këshilli i Evropës, Dora Bakoyannis, ka thënë se do ta rekomandojë mbikëqyrjen e Kosovës nga ana e Këshillit pas bartjes së tokës mbi 20 hektarë në pronësi të Manastirit të Deçanit. Megjithatë, ajo vlerëson se ka ende shqetësime të pazgjidhura në lidhje me demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë, ndërsa në raportin e saj do të adresojë këto çështje

Kryeministri Albin Kurti priti në takim raportuesen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, 2 nëntor 2023.

Raportuesja e caktuar për Kosovën nga Këshilli i Evropës, Dora Bakoyannis, për televizionin serb “N1”, ka thënë se do të rekomandojë mbikëqyrjen e Kosovës nga ana e Këshillit.

Ajo e ka vlerësuar sukses të madh bartjen e tokës mbi 20 hektarë në pronësi Manastirit të Deçanit.

“Kemi pasur sukses të madh në rajon në ditët e fundit, e ai është kthimi i pronës së Manastirit të Deçanit…që deri më tash tregon shenjë të qartë se ka një synim nga autoritetet e Prishtinës për t’iu bindur sundimit të ligjit dhe për të iniciuar reformat e nevojshme për statusin e sigurisë së pakicës serbe”, ka thënë Bakoyannis.

Ajo ka theksuar se është plotësisht e vetëdijshme se ka ende “një listë të gjatë të rasteve të pazgjidhura që kanë të bëjnë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë”.

“Sigurisht që nuk jam naive, jam plotësisht e vetëdijshme se është një listë e gjatë e çështjeve të pazgjidhura që kanë të bëjnë me demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë, si dhe rezistencën e Prishtinës në fronte të ndryshme. Këshilli i Evropës e di mirë këtë, por fakti që për pesë muaj arritëm të zgjidhnim çështjen e zvarritur për 25 vjet, është një arritje e madhe dhe do të jetë në raportin tim”, tha Bakoyannis.

Ajo ka thënë se në raportin e saj do të adresojë disa shqetësime.

“Të gjitha ato shqetësime në lidhje me statusin demokratik të situatës së minoritetit serb do të përmenden në detaje në raportin që përmenda”, tha ajo.

Tregoi se pasi votohet raporti, ai do të shkojë në Asamblenë Parlamentare për një votim tjetër dhe se do të rekomandojë monitorimin.

“Do të rekomandoj monitorimin e Kosovës nga Këshilli i Evropës – një proces postmonitorues që mund të fillojë nëse Këshilli i Ministrave vazhdon me votën e tij, sepse ai është përgjegjës për marrjen e vendimeve. Raporti im për të gjithë kolegët paraqet gjendjen aktuale në lidhje me të drejtat e njeriut, progresin e arritur në zbatimin dhe miratimin e ligjeve. Nëse raporti im miratohet, atëherë do të hyjmë në procesin e postmonitorimit”, shtoi ajo.

Bakoyannis ka shpjeguar se postmonitorimi është proces në të cilën kolegët nga Komiteti Politik monitorojnë çdo hap që duhet të zbatohet para Këshillit të Evropës.

“Prishtina duhet të pajtohet që t’i zbatojë ato hapa në muajt e ardhshëm, kështu bëhet në të gjitha vendet, kështu do të monitorohet edhe në Kosovë në rast se Komiteti i Ministrave vendos ta pranojë Kosovën anëtare të Këshillit të Evropës”, tha Bakoyannis.

Ajo ka thënë se raporti i saj nuk imponon asnjë pikëpamje për shtetësinë.

Mes tjerash, ajo shpjegoi se komuniteti serb dhe gjitha pakicat tjera në Kosovë duhet të kenë mundësi të ankohen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika