Gareth Bale ka rënë dakord t’i bashkohet skuadrës në MLS, Los Angeles FC në një marrëveshje njëvjeçare.
Sulmuesi ka qenë një lojtarë i lirë, pas largimit nga Real Madrid këtë verë. Ai kishte oferta të tjera, por ka zgjedhur të transferohet në Kaliforni dhe MLS, raporton SkySports.
Ai gjithashtu konfirmoi lëvizjen e tij te ekipi amerikan, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Twitter.
See you soon, Los Angeles. 👊 @LAFC @LAFC3252 pic.twitter.com/GVP8WVWLPe
— Gareth Bale (@GarethBale11) June 25, 2022
Bale po kërkon të ruajë gjendjen e tij fizike përpara paraqitjes së Uellsit në Kupën e Botës 2022 në Katar.
Uellsianët u kualifikuan muajin e kaluar pasi mposhtën Ukrainën në finalen e Play-Off-it të Kupës së Botës në Cardiff me gjuajtjen e lirë të Bale-s, e goditur me kokë nga Andriy Yarmolenko në golin e vetëm të lojës.
Bale iu bashkua Real Madridit nga Tottenham për një tarifë rekord të atëhershëm botëror prej 94.2 milionë euro në 2013. Ai shpeshherë kishte një marrëdhënie të çuditshme me tifozët dhe hierarkinë në klubin e La Ligës.

Kjo lëvizje e Bale, do t’i mundësojë mjedisin e përsosur për të marrë veten në formën e duhur, për të udhëhequr Uellsin në Kupën e Botës në nëntor.