Balje: Heqja e vizave për Bosnjën ndër momentet më të rëndësishme për neve si boshnjak

Duda Balje, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak

Komuniteti boshnjak në Kosovë e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për lëvizjes e lirë për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës, vendim ky i cili pritet të hyjë në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm. Kështu ka deklaruar deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje e cila tha se ky lajm e ka gëzuar sepse tashmë familjarët e tyre në Bosnje e Hercegovinë janë të lirë të udhëtojnë drejtë Kosovës.

Në një intervistë për KosovaPress, deputetja me kombësi boshnjake, Duda Balje shpreson që deri në janar edhe Bosnja do ta shqyrtoj mundësinë e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje u shpreh se Bosnja e Hercegovina edhe përkundër obligimeve që ka me marrëveshjen e Berlinit, ende nuk ka bërë asgjë për lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës.

Heqja e vizave nga ana e Bosnje e Hercegovinës është shumë e rëndësishme për popullin boshnjak në Kosovë thotë Balje.

Ndër të tjerash, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje deklaroi se brenda vitit ka shumë kërkesa për ndihmë nga bashkëkombësit e saj që jetojnë në Bosnje e Hercegovinë.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje tregoi se edhe procedurat burokratike për pajisje me vizë të Bosnje e Hercegovinës janë komplekse.

Ajo thotë se kërkohet arsye e fuqishme për të fituar të drejtën e vizës.

Vendimin për heqjen e vizave për qytetarët e Bosnjës, kryeministri i Kosovës e bëri të ditur gjatë ditës së djeshme në kuadër të Samitit të Berlinit.

Sipas tij vendimi erdhi si përgjigje ndaj refuzimit të entitetit të Republikës Srpska për të ratifikuar marrëveshjen për lëvizjen e lirë./KP

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika