Balje: Ne si grup multietnik do ta votonim shpërndarjen e kuvendit

Duda Balje, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak

Deputetja Duda Balje, në një prononcim për “Debat Plus”, ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit, do ta votojë.

Ajo gjithashtu ka thënë se nëse ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së, grupi i saj parlamentar nuk ka arsye të mos e votojë një gjë të tillë.

“Do e votoja shpërndarjen e Kuvendit, ne si grup multietnik nëse është marrëveshje mes PDK dhe VV, unë nuk kam pa arsye se na si komunitet me qenë kundër, nuk ka arsyetim,” ka thënë Balje.

Sipas saj, ajo dhe partia e saj do ta votojnë shpërndarjen e legjislaturës aktuale të kuvendit në momentin që duhet.

“Unë personalisht me partinë time kemi marrë vendim që në momentin që duhet me votu, unë kam me votu.”

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika