Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve

Kryetarja e Unionit Socialdemokrat (SDU) dhe deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se vota e saj për formimin e qeverisë do të kushtëzohet me përmbushjen e kërkesave që lidhen me interesat e komunitetit që ajo përfaqëson.

“Nëse fitoj ulëse në Kuvend dhe Albin Kurti apo dikush tjetër është në pushtet për të formuar qeverinë, unë pa m’i plotësuar kushtet që kam në letër, nuk e votoj asnjë qeveri. Kërkesat tona përfshijnë themelimin e komunës së boshnjakëve, reforma në arsim, respektimin e gjuhës dhe lëvizje konkrete për punësimin e boshnjakëve në Kosovë”, ka deklaruar Balje.

Ajo ka shtuar se përkushtimi ndaj çështjeve të komunitetit boshnjak mbetet prioritet i saj dhe se nuk do të bëjë kompromis me kërkesat që janë jetike për përfaqësimin dhe përmirësimin e kushteve të këtij komuniteti.

Balje ka deklaruar se komunitetet e vogla, përfshirë atë boshnjak, nuk kanë logjikë të jenë në opozitë, por duhet të jenë pjesë e pozitës për të adresuar më mirë nevojat e tyre.

“Ne si komunitet, sikurse edhe komunitetet e tjera të vogla, nuk është logjike të jemi në opozitë. Jemi shumë të vegjël dhe kemi nevojë të jemi pjesë e pozitës. Zakonisht, pas luftës deri më sot, gjithmonë kemi qenë pjesë e qeverisjes, pa marrë parasysh se cila parti shqiptare ka fituar”, ka theksuar Balje.

Kur u pyet nëse do të votonte Kurtin për kryeministër nëse vota e saj do të ishte vendimtare, Balje sugjeroi se përfaqësuesit e komuniteteve të vogla kanë prirje të bashkëpunojnë me pozitën për të garantuar përfaqësimin e tyre në vendimmarrje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika