Balje pas takimit me Kurtin: Kërkesat u shtruan, por s’ka asgjë konkrete

Kryetarja e Unionit Social Demokrat, Duda Balje, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë së re.

Pas takimit, Balje deklaroi se ka paraqitur disa kërkesa të komunitetit boshnjak, por deri tani nuk ka ende ndonjë rezultat konkret.

“Sot u takova me kryeministrin, i parashtrova kërkesat që kemi si boshnjakë, nuk kemi marrë konfirmim dhe nuk kemi dhënë konfirmim. Është takimi i parë. Jemi në fazën e bisedimeve”, ka thënë ajo para mediave.

Ajo shtoi se ende nuk është caktuar një takim i radhës, ndërsa theksoi se në ditët në vijim do të ketë diskutime me të gjitha partitë.

“Ne jemi pjesë e Kuvendit dhe kemi të drejtë të flasim me çdo parti. Kushtet janë të njëjta për të gjitha subjektet. Tash varet nga bisedimet që do të zhvillojmë në këto 15 ditë”, ka theksuar ajo.

Shija e redaktorit

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Të fundit nga rubrika