Balla: Sillni propozime, deri në raundin e tretë keni kohë për propozime

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka rënë dakord me kriteret e Partisë Demokratike për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë dhe i ka lënë opozitës të drejtën e propozimit të një emri konkret deri në raundin e tretë të votimit në parlament

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka rënë dakord me kriteret e Partisë Demokratike për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë dhe i ka lënë opozitës të drejtën e propozimit të një emri konkret deri në raundin e tretë të votimit në parlament.

Raundi i parë i votimit të presidentit u dogj pasi palët nuk ranë dakord për një emër konkret, ndërkohë që raundi i dytë pritet të mbahet në 23 maj.

Pas diskutimeve sot nga krerët e grupeve parlamentare, në fund u pranua propozimi i opozitës.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj duke iu drejtuar përfaqësuesve të mazhorancës kërkoi qëndrimin nëse ata janë dakord me dokumentin e dorëzuar nga opozita që të jetë kjo e fundit që të bëjë propozimet konkrete.

Enkelejd Alibeaj

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla shprehu dakordësinë që deri në raundin e tretë propozimet janë të opozitës, raporton “Telegrafi”.

“Sillni propozime. Deri në raundin e tretë keni të drejtën e propozime. Ne nuk po propozojmë deri në raundin e tretë. Sillni propozimet, bëjeni si ta doni. Nëse doni të konsultoni për emrin me ne na thoni. Ramë dakord, pranohet dokumenti juaj deri në raundin e tretë”, ka thënë Balla.

Taulant Balla

Për të zgjedhur presidentin e ri në tre raundet e para duhen së paku 84 vota, të cilat mazhoranca e Partisë Socialiste nuk i ka.

Pas raundit të tretë, mazhoranca mund ta zgjedhë vetë Kreun e ri të Shtetit, pasi i ka 71 votat e nevojshm.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika