Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Fitim Shishani, ka folur se a duhet që policia të ketë frikë nga komandatët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës apo jo.
Sipas tij, jo, sepse çdo shtet identifikohet nëpërmjet policisë, përkatësisht organeve të rendit.
“Profesioni i policit nuk duhet të këtë frikë”, ka shtuar Shishani.
Shishani ka thënë se “nëse policia ka frikë atëherë ai nuk e di si do ta bëjë gjumin pasi atë nuk ka kush e siguron”.
Ndërsa analisti Yll Hoxha ka thënë se Policia kanë frikë sepse ata ndryshe i trajtojnë komandantët e luftës e ndryshe një politikanë siç është Glauk Konjufca.
Tutje, ai ka marrë për shembull dhe rastin e Rexhep Selimit, i cili kishte ndodhur gjatë viteve 2015-16, kur Lëvizja Vëtevendosje hidhte gaz lotësjellës në seancat parlamentare të kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë i është kundërpërgjigjur Fitim Shishani i cili i ka thënë se “nuk kanë frikë por ndoshta kanë vetëm respekt të tepruar për figurat e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës”.
Por, Hoxhaj ka vazhduar që ta argumentojë qëndrimin e tij duke i thënë se “Rexhep Selimin ,15 Policë e kishin rrethuar dhe askush nga ta nuk kishte pasur guximin që ta prekte, edhe vetëm kishin vëzhguar dhe asnjë nga ta nuk e kishte kontrolluar deri sa ai i’u kishe dhënë leje vetë”, por sipas Hoxhës po të kishte qenë Visar Ymeri “do ta kishin shtrirë për tokë”.