Ballkani epërson në pjesën e parë

Ballkani shënon dy gola në pjesën e parë

Pjesa e parë e ndeshjes mes Ballkanit dhe Prishtinës ka përfunduar me fitoren e Ballkanit me rezultatet 2-0.

Nazmi Gripshi hyn në mesin e lojtarëve të dalluar të pjesës së parë. Ai asistoi në golën e Baftiut në minutën e 34-t dhe atë të Krasniqit, në minutën e 39-t. Për të mos mjaftuar, Gripshi siguroi penallti në minutën e nëntë. Kjo e fundit u humb nga Ermal Krasniqi dhe u mbrojt nga portieri i Prishtinës, Eglant Haxho.

Goli i dytë për Ballkanin u shënua nga Ermal Krasniqi me asistim të Gripshit. Krasniqi ngriti rezultatin në minutën e 39-të, pesë minuta pasi Ballkani shënoi epërsinë me1:0.

Ndeshja është zhvilluar në Suharekë.

Ndeshja derbi në mes të Ballkanit dhe Prishtinës i takon javës së 29-të të Superligës së Kosovës

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika