Ballkani kërkon masa serioze për “sulmin” ndaj Dajës në ndeshjen kundër Prishtinës

Klubi i Ballkanit ka shprehur shqetësimin dhe ka kërkuar veprime të menjëhershme pas "sulmit" ndaj trajnerit Ilir Daja në stadiumin 'Fadil Vokrri'

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja.

Trajneri i klubit të futbollit, Ballkani, Ilir Daja, është raportuar të ketë qenë subjekt i sulmeve të vazhdueshme verbale dhe fizike nga persona që në stadium, sipas reagimit nga klubi, “nuk ishin aty për të mbështetur futbollin, por me qëllime të tjera josportive”.

Ballkani ka reaguar me shqetësim ndaj kësaj ngjarjeje që ndodhi mbrëmjen e së dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen kundër Prishtinës.

Në një deklaratë zyrtare të klubit, ata kanë kërkuar një reagim të fuqishëm nga organet kompetente, si brenda ashtu edhe jashtë Federatës së Futbollit të Kosovës.

“FC Ballkani është i indinjuar nga kjo ngjarje, andaj kërkon nga organet kompetente si brenda ashtu edhe jashtë Federatës, që ta trajtojnë me seriozitet këtë situatë, sepse futbollin të cilin po mundohemi ta dërgojmë sa më shumë përpara, gjërat e tilla e kthejnë prapa”, thuhet në reagimin e klubit.

Ngjarja në përfundim të pjesës së parë, kur vëllai i një zyrtari të klubit vendas, me qëllim të keq, ka hedhur një shishe në drejtim të trajnerit Daja.

Gjithashtu, sipas njoftimit nga klubi, disa tjerë kanë qëndruar mbi bankinën ku ishte skuadra e Ballkanit, duke ofenduar dhe kërcënuar trajnerin dhe stafin teknik të klubit.

Në deklaratën e tyre, Ballkani ka theksuar se kjo ngjarje është e papranueshme dhe kërcënon futbollin në vend.

Ata kanë përmendur punën e madhe që klubi dhe trajneri Daja kanë bërë për të avancuar futbollin në Kosovë dhe për të kontribuuar në zhvillimin e Superligës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika