Ballkani mposhtet, mbetet pa shance për kalim të grupit

Në lojën e zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Fadil Vokrri”, Ballkani humbi me rezultat 1:0, gol ky i vetmi i shënuar nga Ondrej Lingr, në minutën e 75-të

Ballkani ka humbur ndeshjen vendimtare ndaj Slavia-së së Pragës dhe njëherit, i njëjti ka humbur gjasat për avancim përtej fazës grupore në Ligën e Konferencës.

Në lojën e zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Fadil Vokrri”, Ballkani humbi me rezultat 1:0, gol ky i vetmi i shënuar nga Ondrej Lingr, në minutën e 75-të.

Ai shënoi me goditje me kokë nga afërsia duke siguruar pikët të cilat e mbajnë skuadrën në avancim duke lënë Ballkanin të fundit në grupin G me katër pikë.

Sivasspori udhëheq me 10 pikë, ndërsa Slavia dhe Cluji i kanë nga shtatë pikë.

Pas një jave, Slavia luan në Pragë me Sivassporin, ndërsa Ballkani pritet nga Cluji.

Pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat, asnjëra nga to nuk arriti të shënojë në pjesën e parë.

Ballkani dhe Sllavia Praga u përballen sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të xhiros së pestë të Grupit G të Ligës së Konferences.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika