Ballkani përfiton miliarda nga Procesi i Berlinit, Kosova merr më pak

Nga viti 2014 prej ka nisur iniciativa e Procesit të Berlinit, shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë përfituar miliarda euro. Por, më pak ka përfituar Kosova, pasi mjetet ndahen sipas madhësisë së shteteve

Miliarda euro janë përfitimet e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, përmes Procesit të Berlinit.

Paratë, Bashkimi Evropian i ndanë sipas madhësisë së shteteve, përderisa plani ekonomik dhe i investimeve, i prezantuar në shkurt të vitit të kaluar, parasheh investime deri në 30 miliardë euro.

28 prej tyre janë duke u shpërndarë përmes fondeve IPA.

“Kosova në atë kohë ka konkurruar në infrastrukturë dhe i ka pasur projektet e veta, që është lidhja e hekurudhës me Serbinë në një anë dhe në anën tjetër me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Kanë qenë edhe projektet energjetike, me efiçiencën e energjisë, me energjinë e gjelbër, me mbrojtjen e ambientit. Këto janë projektet kryesore të cilat kanë qenë në atë kohë, mirëpo janë edhe sot”, tha Fatmir Gashi – Ish-zëvendësministër i Financave.

Disa prej projekteve, ish-zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi tregon se tashmë janë realizuar.

Për vlerësimin e tij, përfitimet e Kosovës nga ky proces janë të shumta.

“Një treg, një ekonomi e përbashkët, një infrastrukturë e përbashkët rrugore, ajrore, apo transport i energjisë, në qoftëse nuk i ke të anuluara mospajtimet politike, vështirë që mund të ketë zhvillim. Kosova nga ky proces i Berlinit përfiton më së shumti nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, për arsye se me këtë proces, Kosova mund t’i rregulloj marrëdhëniet edhe me fqinjët”, shtoi Gashi.

Në këtë proces, Emrush Ujkani që drejton Këshillin e Investitorëve Evropian për Kosovë, thekson se negativisht ka ndikuar edhe situata e sigurisë në veriun e vendit.

“Pashmangshëm, përderisa e ke një problem i cili nuk është i zgjidhur, ai shfaqet në mënyra të ndryshme dhe mendoj se kjo e ka pengu. E para, mungesa për ta shtrirë në mënyrë efektive pushtetin tonë në një pjesë të territorit, ajo nuk mund të mbetet pa u adresuar, sepse ju e keni atje problem ta shpenzoni paranë publike, e lëre më të jeni atraksion për vendet ose NDI të ndryshme, përfshirë këtu edhe ndihmën nga Bashkimi Evropian”, tha Emrush Ujkani – Këshilli i Investitorëve Evropian.

Nga fondet e ndara nga Procesi i Berlinit, Kosova është një nga përfitueset më të vogla, kryesisht pasi që fondet ndahen edhe sipas madhësisë së shteteve përfituese.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika