Ballkani pret BATE Borisovin në ndeshjen e parë të “Play-Off”-it

Ballkani është nikoqir i BATE Borisovit në ndeshjen e parë të fazës “Play-Off” për kualifikim në grupet e Ligës së Konferencës

FC Ballkani

Kampioni i Kosovës e nis sot fazën finale për kualifikim në grupet e Ligës së Konferencës, duke qenë nikoqir i ekipit të njohur bjellorus.

Ballkani e pret BATE Borisovin në ndeshjen e parë të “Play-Off”-it, në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i Ilir Dajës është përgatitur maksimalisht për këtë sfidë dhe është i kompletuar drejt arritjes së një rezultati pozitiv.

Në portë do të jetë i përhershmi Enea Koliqi, ashtu sikurse edhe mbrojta që nuk pritet të ndryshoj me Armend Thaqin e rikthyer në krahun e djathtë, Lumbardh Dellova dhe Bajram Jashanica në qendër dhe Lorenc Trashi në të majtë.

Në mesfushë do të jetë kapiteni Edvic Kuc së bashku me Vesel Limajn, i cili zëvendëson Qëndrim Zybën që nuk është ende i gatshëm qind për qind, ndërsa para tyre do të jenë Meriton Korenica, Almir Kryeziu dhe Nazmi Gripshi.

Ekipi i FC Ballkanit

I vetëm në maje të sulmit pritet të jetë Albin Berisha.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave, më saktë më 31 gusht.

Ndryshe, ekipi i Ballkanit sot ka konfirmuar edhe transferimin e ri të sulmuesit Arb Manaj.

“Futbollisti që së fundmi ishte pjesë e elitës kroate, te skuadra e Slaven Belupo, ka një eksperiencë atraktive edhe në futbollin e Turqisë”, ka shkruar ekipi.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika