Për herë të parë një klub futbolli kosovar, garon në fazën e grupeve të një gare evropiane.
Është fjala për ekipin suharekas Ballkani, i cili në ndeshjet e fundit arriti të trimfoi dhe të bëhej pjesë e kësaj gare të madhe evropiane.
Ky është titulli i parë që ka marrë ekipi nga Suhareka, ekip nga një vend me 10 mijë banorë dhe që gjendet 57 kilometra larg Prishtinës.
Armend Thaçi, në një intervistë për Goal, ka thënë ëndrra e ekipit kosovar tashmë është bërë realitet.
‘Një ëndërr e quajtur Evropë. Ballkani arriti ta realizojë. Një gol që shkon përtej fushës së gjelbër të lojës dhe topit që rrotullohet, por që përfaqëson një tjetër objektiv të madh të arritur nga një popull që dëshiron të bëhet i njohur dhe të ngrejë flamurin e tyre në hartën e ‘kontinentit të vjetër’ edhe falë futbollit’, ka shtuar ai për Goal, transmeton portali Dukagjini.
Kujtojmë se Ballkani, në raundin e parë është eleminuar nga lituanët e Zalgiris, por më pas ka arritur të mposhtë La Fioritan, Shkupin dhe Klaksvik, dhe kështu u kualifikua për fazën e grupeve.
Thaçi në lojën ndaj Cluj, kishte shënuar golën e fitorës, nga e cila më pas fituan pikën e parë historike për Evropë.