Ballkani merr fitore historike, mposht Sivassporin

Ballkani ka marrë fitoren e parë në grupet e Ligës së Konferencës, pasi ka mposhtur Sivassporin në udhëtim me rezultat 3-4

Lojtarët e Ballkanit duke festuar

Ballkani ka marrë fitore të madhe në udhëtim te skuadra e Sivassporit, në kuadër të Ligës së Konferencës.

Therandasit mposhtën ekipin turk me rezultat 4 me 3, duke marrë trepikëshin e parë në grupe.

Lojën më mirë e nisën vendasit, pasi qysh në minutën e parë shënuan, me anë të Frederik Ulvestad.

Por, Armend Thaqi realizoi një supergol për të barazuar rezultatin në 1 me1.

Dhe në epërsi, Ballkani kaloi nga goli i Arbër Potokut.

Në minutën e 66-të, Meriton Korenica gjeti edhe golin e tretë për Ballkanin për t’i dhënë epërsi prej dy golash skuadrës së tij.

Ndërsa, për ekipin kundërshtar golin e radhës e shënoi Erdogan Yesilyurt në minutën e 75-të për rezultatin 2 me 3.

Në minutën e 91-të Yatabare barazoi shifrat në 3 me 3.

Kurse, vendimtari Ermal Krasniqi arriti të shënojë gol për t’i dhënë Ballkanit përsëri epërsinë dhe fitoren.

Më këtë fitore, Ballkani ngritet në kuotën e katër pikëve dhe zë vendin e dytë në grup.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika