Është mbajtur mbledhja e parë e qeverisë së Shqipërisë pas pushimeve verore. Në këtë mbledhje, Zëvendëskryeministrja dhe ministrja shqiptare e Energjisë, Belinda Balluku, ka treguar për 5 pikat të cilat janë përmendur gjatë kësaj seance.
Si pikë më të rëndësishme e ka përmendur transportin rrugor, i cili sipas Ballukut, është mjaft i rëndësishëm, dhe se rreth 98% e qytetarëve në Shqipëri nevojat e tyre i realizojnë përmes këtij transporti.
Shqetësimet e qytetarëve të Shqipërisë janë se çmimet e naftës në Shqipëri, të cilat vazhdojnë të jenë më të larta në raport me vendet fqinje si Mali i Zi dhe Maqedonia, dhe me këtë rast ajo është pyetur se a është zgjidhje rrëzimi i bordit në mënyrë që të rregullohet ky problem.
Rreth kësaj Balluku ka thënë “Bordi i Transparencës është aty për të kontrolluar dhe për të bërë transparencë publike. Është e rremë që çmimi në bursë ka rënë. Ata i referohen çmimit kurdo, ne i referohemi produktit diezel. Është transparente të shihet si janë çmimet sot në bursë”.
Sipas Ballukut, për dallim nga vendet e rajonit, Shqipëria çmimet i ka të lidhura edhe me taksat e inkorporuara.
Balluku ka thënë se qeveria ka vendosur që paketën antikrizë ta vazhdojë edhe për tre muajt e ardhshëm.
“Kjo paketë të qëndrojë në fuqi për muajin gusht, shtator dhe tetor. Kemi përcaktuar një masë kompensimi për kompanitë e transportit si pjesë e paketës antikrizë duke pasur parasysh se transporti rrugor mban një peshë shumë të madhe në vend. Nuk do të ketë impakt shtesë në buxhetin e shtetit pasi është parashikuar që nga fillimi i vitit në paketën antikrizë”, ka thënë Balluku gjatë fjalimit të saj.
Në seancën e sotme të 25 gushtit, Kuvendi ka përcaktuar masë të kompensimeve për shoqëritë që ofrojnë transport, kjo pjesë e paketës antikrizë.
Masa e kompensimeve e cila është përcaktuar me datë 13 prill deri në gusht , për kompanitë të cilat ofrojnë transport publik prej tyre janë kompensuar dhe tërhequr rreth 60% nga këto kompani, meqë rast nga qeveria është vendosur që kjo masë kompensimi të shtyhet edhe për tre muaj të tjerë.