Banderola “Zoti është shqiptar”, kështu e komenton kryeimami i Podujevës

Kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari, e ka komentuar banderolën e shfaqur sonte në 'Air Albania' ku ishte e shkruar "Zoti është shqiptar"

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Jashari ka thënë se është skandaloze ajo banderolë.

”Është skandaloze kjo, të thuash zoti është shqiptar. Nëse kanë pasur qëllime tjera alegorie apo në kuptime të ndryshme, është tjetër gjë. Për mendimin tim është gabim dhe nuk duhet të ishte kjo. Zoti nuk ka të bëjë me etni, është krijuesi i gjithësisë,” tha ai.

Ndryshe, ndeshja mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe përfundoi me rezultat 1-1.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika