Banka Botërore konstaton favorizimin e një kompanie në tenderin e IKSHPK-së

Në kurdisje të tenderit është përfshirë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, thuhet në ekspertizën që ka bërë Banka Botërore. Bazuar në këtë ekspertizë, ku thuhet se IKSHP-ja favorizoi një kompani duke vendosur specifika që i plotësonte vetëm një kompani, tenderi është anuluar ditë më parë.

Banka Botërore konstaton favorizimin e një kompanie në tenderin e IKSHPK-së

Shkelje të rënda dyshohet se ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës në lidhje me një tender, shkruan “Koha

Pajisjet e planifikuara për laboratorët mikrobiologjikë në IKSHPK dyshohet se ky institucion ka tentuar t’i blejë përmes përshtatjes së kushteve të tenderit në favor të një kompanie farmaceutike.

Përshtatja e tenderëve është konfirmuar nga një ekspertizë e Bankës Botërore. Pas analizimit të lotit 2 të këtij tenderi është thënë se aty ka përshtatje të kushteve.

Tenderi ishte hapur në marsin e këtij viti, e vendimi për anulimin e tenderit është marrë ditë me parë.

Në vendimin për anulimin e tenderit thuhet saktësisht se pati keqpërdorim me vendosjen e kritereve.

“Anulimi i dhënies së kontratës për LOT 2 bëhet me kërkesën e sekretarit të përgjithshëm me nr. protokolli 05-4516 të datës 24.7.2023, me të cilën ZKA-ja e ka njoftuar ZPP të Divizionit të Prokurimit. Andaj nga ana juaj kërkoj që të procedoni në përputhje me Ligjin e Prokurimit Publik në anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit”, thuhet në vendimin për anulimin e tenderit.

Në vazhdim të vendimit thuhet që anulimi është i mbështetur në ekspertizën e Bankës Botërore.

Bazuar në opinionin e KRPP-së, ZKA ka kërkuar ekspertizë nga njësia e Bankës Botërore, me çka bazuar në opinionin e tyre është arritur në përfundimin e këtij aktiviteti.

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja në përgjigjet me shkrim kanë folur në përgjithësi për rastet e tilla.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kanë thënë se nuk mund të flasin për këtë çështje në detaje, për shkak se sipas tyre ky është aktivitet i Ministrisë së Shëndetësisë.

“Aktiviteti i prokurimit, të cilit i referoheni, është zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë. Ekspertët nga IKSHPK-ja kanë përgatitur specifikat teknike, bazuar në të dhënat aktuale që janë në dispozicion për pajisjet laboratorike përkatëse. Sa i përket vlerësimit, ne nuk jemi institucioni kompetent për të vlerësuar një procedurë që është zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në përgjigjen e IKSHP-së.

E Ministria e Shëndetësisë ka thënë së është herët të diskutohet për hapat e mëtutjeshëm për këtë çështje./KOHA

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika