Banka Botërore parashikon ulje në 3.4 për qind të ekonomisë malazeze për vitin e ardhshëm

Nga vlerësimet e mëparshme të Bankës Botërore, ekonomia malazeze do duhej të rritej me 3.6 për qind këtë vit dhe me 4.7 për qind vitin e ardhshëm

Fotoilustrim





Në raportin e fundit të publikuar, Banka Botërore ka parashikuar rritjen e ekonomisë malazeze për këtë vit në 6.9 për qind, ndërsa e uli në 3.4 për qind për vitin e ardhshëm.

Sipas vlerësimeve të mëparshme të Bankës Botërore, ekonomia malazeze duhej të rritej me 3,6 për qind këtë vit dhe 4,7 për qind vitin e ardhshëm, raporton Vijesti.

Kjo do të thotë se parashikimi për Malin e Zi, në raportin e fundit të tetorit që i referohet rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore, për këtë vit është përmirësuar për 3.3 për qind, ndërsa për vitin e ardhshëm është më i dobët për 1.3 për qind.

“Ndërsa është ende duke u rikuperuar nga pandemia, Mali i Zi po përballet me tronditje të reja. Rritja vlerësohet në një 6.9 për qind të fortë këtë vit, e udhëhequr nga konsumi privat,” thuhet në raport.

Inflacioni thuhet se është rritur në nivele të reja, por ndikimi i tij negativ në koston e jetesës është zbutur kryesisht nga një rritje në të ardhurat reale të disponueshme.

“Për shkak të reformës tatimore dhe rritjes së shpenzimeve sociale, pritet që deficiti fiskal të rritet në pesë për qind të produktit të brendshëm bruto këtë vit”, shtoi Banka Botërore.

Ndër të tjera thuhet se borxhi i lartë publik dhe një mjedis global në përkeqësim kërkojnë konsolidim fiskal afatshkurtër.

Rimëkëmbja e turizmit pritet të vazhdojë në vitin e ardhshëm, megjithëse përkeqësimi i perspektivave të rritjes në BE dhe rajon mund të ngadalësojë rimëkëmbjen e tij.





Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika