Banka Botërore: Ukrainës i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim

Sipas vlerësimeve të bëra pas një viti pas nisjes së luftës së Rusisë në territorin e Ukrainës, Banka Botërore ka bërë të ditur se Ukrainës do t’i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim të vendit

Borodyanka, Ukrainë
Borodyanka, Ukrainë

411 miliardë dollarë do t’i duhen Ukrainës për ta rindërtuar shtetin, ka bërë të ditur Banka Botërore pas vlerësimeve të bëra, pas luftës së nisur në Ukrainë vitin e kaluar.

Këto vlerësime janë bërë një vit pas nisjes së luftës së Rusisë në territorin ukrainas.

Dokumenti që është përpiluar nga Qeveria ukrainase, Banka Botërore, Komisioni Evropian dhe Kombet e Bashkuara, parasheh që Kievi të kërkojë “14 miliardë dollarë për rindërtime kritike më 2023”.

Për t’i përmbushur këto nevoja, Qeverisë ukrainase do t’i duhen 11 miliardë dollarë më shumë sesa që ka paraparë në buxhetin e vitit 2023, transmeton REL.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka ndikuar në zhvendosjen e miliona njerëzve, vdekjen e miliona të tjerëve dhe me rritje globale të çmimeve të ushqimit dhe energjisë.

Më herët të mërkurën, ishte presidenti ukrainas Zelenskyy, ai i cili publikoi momentin e bombardimit të një ndërtese, në të cilën, sipas tij, jetonin njerëz të zakonshëm dhe fëmijë. Ai bëri apel që perëndimi të bashkohet për ta mundur Rusinë më shpejt.

Nga ana tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për ta çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika