Përveç bukurive natyrore që ofrojnë, rrethina e fshatrave Grashticë e Mramor, janë të pasura edhe me ujë.
E kjo, në mungesë të rrjetit të ujësjellësit, banorëve po ua lehtëson jetën deri në një masë.
Pritja e tyre për kyçjen në ujësjellës, pavarësisht premtimeve, vazhdon ndër vite.
“Na kanë premtuar që sdisa, deri tek vorret e deshmorëve në Makovc kanë ardh cevat e prej aty e knej, dje kesh në Prishtinë, e pash që e kishin ndërpre. Kemi mendu që po na vin sa ma para po sjon kërkund”, ka theksuar Islam Krasniqi, qytetar i Grashticës.
Sikur në Grashticë, edhe në fshatin Mramor, burimet alternative të ujit mbeten burimi kryesor për ujin e pijes.
Fatmir Gashi, por edhe fqinjt e tij në këtë fshat, shfrytëzojnë një burim në mal për ujë të pijes.
“Jo nuk jemi të lidht me rrjetin e ujësjellsit. Ujin e sigurojmë nga pusi. Nuk e pijmë se nuk e kemi bo testimin. Ujin për pirje e marrim tek një burim me lagjen lartë që kemi qenë para lufte, e bajmë me bidona e traktorë. Edhe fqinjtë e mi, është uji i mirë po pak në largësi”, ka thënë Fatmir Gashi, qytetar.
Ai vlerëson se çasja në rrjetin e ujësjellësit për banorët do ishte një ndihmë e madhe për ta.
Por për të mbërritur deri te realizimi i premtimit, duket se ka ende punë.
Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësitë Prishtina, i kanaë thënë televizionit se janë në pritje të shtrirjes së gypave, projekt në të cilin komuna ka qenë duke punuar.
“Ne me komunën jeni në…ata duhet të merren me këtë çështje me vendosjen e gypave të rinj me instalimin e rrjetit të ujësjellsit. Pasi të përfundoj gjithçka ne pastaj e marrim në menaxhim”, ka përfunduar Arjeta Mjeku, zëdhënëse e K.R.U “Prishtina”.
Televizioni ka provuar të kontaktojë edhe me komunën e Prishtinës, konkretisht drejtorisë së Shërbimeve Publike, por nga e njëjta nuk ka pranuar përgjigje.
Banorët kanë treguar se testimi i ujit nga burimet natyrore është bërë deri në fshatin Grashticë, ku edhe është lejuar që i njëjti të konsumohet, por në lidhje me fshatrat e tjera, televizionu nuk ka marrë përgjigje nga IKSHP
Në mars të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë kishte njoftuar se uji nga burimet natyrore në fshatin Marec përbënte rrezik për banorët gjersa kishte paralajmëruar se situate e ngjajshme ishte evidente edhe në 21 fsahtra të tjera.