Banorët e Kamenicës kundërshtojnë projektin e Komunës, thonë se i bllokon bizneset

Projekteve e investimeve, zakonisht u gëzohen qytetarët, por kështu nuk është rasti në Kamenicë, ku një grup banorësh po kundërshtojnë rregullimin e trotuarit. Ata arsyetohen se trotuari, nuk do të ofrojë mundësi për veturat e blerësit që të kenë qasje në rreth 100 biznese që operojnë aty, duke i quar ato drejt rrezikut të mbylljes. Por komuna, pavarësisht interesimit të televizioni, nuk është përgjigjur për këtë çështje.

Komuna e Kamenicës

Ky projekt i filluar nga Komuna e Kamenicës nuk po i pëlqen një grupi të qytetarëve.

Banorë e lagjës “Iliria” të kësaj komune, po kundërshtojnë ndërtimin e këtij trotuari pasi sipas tyre gjatësia e pengesave do t’i pengoj bizneseve afër saj.

Ata po parashikojnë që pas ndërtimit, bizneset përreth do të shkojnë drejt mbylljes.

“Është diku 1 km gjatësi, janë 100 lokale, janë 100 vende pune që mendoj që do të shuhen për shkak se asnjë veturë nuk mundet me hy me ble diçka në afarizëm edhe me u largu”, ka thënë Mithat Jerliu, qytetar.

Për këtë problem, ata kanë një zgjidhje të cilën ia propozojnë zyrtarëve të komunës.

“Komuna këtu duhet me ulë trotuarin diku deri në tre cm deri në asfalt se trotuari është 4m e 30 cm që është shumë i madh për sa banor kemi këtu dhe ne si qytetar kemi bërë edhe peticion ndaj komunës”, ka thënë tutje ai.

Se komuna duhet të kujdes për bizneset në atë zonë po thonë edhe nga opozita komunale.

“Nuk guxojmë në asnjë mënyrë ti dëmtojmë sa do që mund të jetë projekti i favorshëm në interes të qytetarëve por nuk mund të penalizojmë një kategori tjetër të cilët i mbajnë familjet e tyre  e që ato biznese janë kryesisht biznese të vogla, individuale”, ka thënë Jeton Biqkaj, nga LDK-ja.

Televizioni ka kërkuar qëndrimin e zyrtarëve të Komunës së Kamenicës për këtë çështje, por pavarësisht se premtuan se do të kthejnë përgjigje, një gjë të tillë nuk e kanë bërë gjatë ditës.

Përndryshe banorët kanë planifikuar edhe protesta e bllokim rrugësh, në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga komuna.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika