Banorët kërkojnë kompensim, qeveria pa përgjigje për dëmet në Han të Elezit

Mbi 300 banorë në Han të Elezit tashmë kanë aplikuar që të kompensohen për dëmet e mëdha të shkaktuara nga breshri i javës së kaluar. Pos banorëve rezident, kompensim po kërkojnë edhe qytetarë të tjerë, të cilëve iu dëmtuan veturat. Për të gjitha këto, udhëheqja lokale e Hanit të Elezit shprehet e zhgënjyer sepse ende nuk ka pranuar asnjë përgjigje nga Qeveria e Kosovës

Dokumentet i ka kompletuar dhe të njëjtat po i dorëzon në zyrën e Komunës së Hanit të Elezit.

Por, paraprakisht, Blerim Masallanit po i duhet të plotësoj një formular, në të cilin,  do të tregoj për dëmet që iu bënë nga breshëri i 23 majit.

“Dëmet i kam në veturë, kulmin e shtëpisë por edhe në serë. Dëmi përafërsisht mundet më kanë deri në 600 euro”, ka thënë banori i Hanit të Elezit, Blerim Masallani.

Ngjashëm si ky, në sportelin e zyrës për shërbimin ndaj qytetarëve, ata që po dorëzojnë këto dëshmi, janë të shumtë.

Nga breshri i së enjtes, dëme pësuan edhe persona jashtë territorit të kësaj komune.

“Mbi 350 aplikacione janë dorëzua, dëmet kryesisht janë në shtëpi, vetura, kopshte e pullaze të shtëpive. Kemi nga Shkupi, Mitrovica e Ferizaj, persona që iu është dëmtuar vetura, janë rreth 30 persona jo rezident”, është shprehur Ali Rexha-Zyrtar për shërbim me qytetarë.

Shkak i numrit të madh të banorëve që po dorëzojnë dëshmitë e dëmeve, zyrtarët komunal tregojnë që kanë lënë afatin e dorëzimit deri me 30 maj, por, kjo datë,  mund edhe të shtyhet.

Ndonëse ende nuk është bërë verifikimi, sipas Kryetarit të Komunës, dëmet mund të kapin vlerën nga 500 mijë deri në 1 milion euro.

Ai, shpreh zhgënjimin me Qeverinë e  Kosovës.

“Na e kemi dorëzu kërkesën edhe të Kryeministri edhe të Ministri i Mbrojtjes, kemi kërkuar ndihmë qysh ditën e dytë kur ka ndodhë breshri, pastaj edhe ndihmë për kompensim, besoj që do të përsërisim emailin e njëjtë,  pasi nuk ka pas një përgjigje”, ka thënë Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi.

Lidhur me kërkesën publike të kësaj komune për kompensim, Zyra e Kryeministrit, nuk ka kthyer një përgjigje për televizionin.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika