Barack Obama fiton çmimin “Emmy” për dokumentarin në Netflix

Presidenti i 44-të i SHBA-ve bëhet presidenti i dytë amerikan në histori që fiton një "Emmy". Seriali shfaq bukurinë natyrore që përfshin pesë kontinente dhe përmban vendndodhje, duke përfshirë Patagoninë Kiliane dhe Indonezinë

Presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), Barack Obama, ka fituar çmimin “Emmy” për transmetuesin më të mirë për serinë e tij dokumentare në Netflix, “Our Great National Parks”.

Kompania e produksionit të Obamas, “Higher Ground”, është pas serialit me pesë pjesë për parqet kombëtare në mbarë botën.

“Emmy” iu bashkohet dy çmimeve “Grammy” të Obama-së, duke e vënë atë në gjysmë të rrugës për t’u bërë një Egot, siç quhet dikush me një çmim Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony.

Me këtë çmim, presidenti i 44-të i SHBA-ve bëhet presidenti i dytë amerikan në histori që fiton një “Emmy”, transmeton BBC.

Seriali shfaq bukurinë natyrore që përfshin pesë kontinente dhe përmban vendndodhje, duke përfshirë Patagoninë Kiliane dhe Indonezinë.

Pretendentë të tjerë në kategorinë për transmetuesin më të mirë përfshinin David Attenborough, Lupita Nyong’o dhe Kareem Abdul-Jabbar.

Pas largimit nga detyra në vitin 2017, ish-presidenti dhe gruaja e tij, Michelle, krijuan “Higher Ground”, duke arritur një marrëveshje me Netflix që thuhet se vlente dhjetëra milionë dollarë.

Obama fitoi çmimet Grammy për versionet audio të kujtimeve të tij, “The Audacity of Hope” dhe “Dreams from My Father”.

Vetëm 17 persona kanë fituar statusin Egot deri më sot, duke përfshirë Mel Brooks, Whoopie Goldberg, Audrey Hepburn dhe Jennifer Hudson.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika