
Emisioni “Barber Shok” pati pëlqyeshmëri mjaftë të madhe që në ditën e publikimit të episodit të parë, shkaku i formatit të veçantë.
E për shikuesit e këtij emisioni është rezervuar një lajm i mirë, pasi producenti dhe prezantuesi Fis Juniku ka premtuar edhe një sezon të ri të tij.

Ai është takuar me drejtuesit e RTV Dukagjini, ku edhe ka nënshkruar kontratën dhe ka rënë dakord për realizimin e episdeve të reja.

Sezoni i ri i “Barber Shok”, do të ketë skenografi të re dhe janë menduar gjithsej 12 episode me të ftuar të ndryshëm.
Data e nisjes së emisionit është menduar të jetë më 18 shtator të këtij viti.