Bayern Munich ka mposhtur ekipin katalunas Barcelona me rezultat dy me zero, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Golin e epërsisë për gjermanët e shënoi Lucas Hernandez në minutën e 51-të, i cili topin e harkuar nga Jousha Kimmich e konvertoi në gol.
Ndërsa, për të thelluar epërsisë për ekipin nga Gjermania, golin shënoi Leroy Sane nga një pasim i Jamal Musiala.
Barcelona në pjesën e parë ishte dukshëm më e mirë, e cila kishte disa raste për të shënuar, por më të filluar pjesa e dytë ekipi gjerman mori lojën në dorë dhe shënoi fitore.
Me këtë fitore Bayerni kryeson në grupin C me gjashtë pikë, i ndjekur nga Barcelona me tri pikë, dhe gjithashtu Inter me tri pikë në vendin e tretë.
Ndërsa, në një ndeshje tjetër interesante Lverpooli ka trimufuar ndaj Ajax-it, me rezultat dy me një.
Në ndeshjen e cila u luajt në “Anfield Road”, ekipi vendas Liverpool kaloi në epërsi me golin e sulmuesit Mohamed Salah në minutën e 17-të.
Por, nuk vonoi shumë përgjijgia e ekipit nga Franca të cilët e rikthyen baraspeshën në “Anfield Road”, me golin e Kudusit në minutën e 27-të.
Kurse golin e epërsisë për dy me një për Liverpool e shënoi Joel Matip.
Ndërkaq, Napoli kryeson grupin A me tre pikë dhe një ndeshje më pak, i ndjekur nga Liverpool gjithashtu me tre pikë, dhe Ajax që ka tre pikë në vendin e tretë.