Barcelona fiton ‘El Clasicon’, shkatërron shpresat e Real Madridit për titull

Barcelona bëri një hap të madh drejt fitimit të titullit të parë të ligës që nga viti 2019, pasi arriti nga prapa për të mposhtur Madridin me rezultat 2-1

Lojtarët e Barcelonës duke festuar fitoren ndaj Real Madridit, foto Al Jazeera, 10 mars 2023.

Lideri spanjoll i La Ligës, Barcelona ka mposhtur Real Madridin me rezultat 2-1 në një El Clasico emocionuese të dielën, më 19 mars, për të shuar shpresat e bardhezinjve për titull.

Vizitorët e Real Madrid kaluan në epërsi në fillim në një mënyrë fatlume në Spotify Camp Nou pasi sulmuesi brazilian Vinicius Junior krosi nga e majta, por topi u devijua nga koka e mbrojtësit të Barcelonës Ronald Araujo dhe u fut në rrjetën e Barcelonës.

Barcelona ka barazuar ndeshjen para pushimit pasi Sergi Roberto ishte në kuadrat kur Real Madrid nuk mundi ta largonte topin. Roberto përfitoi nga një kërcim për të lëshuar një përpjekje me këmbën e djathtë që mundi portierin e Real Madridit Thibaut Courtois.

Barcelona e kishte rikthyer rezultatin në fund të ndeshjes.

Alejandro Balde i Barçës gjeti Franck Kessie të lirë në zonën e Real Madridit teksa mesfushori i Fildishtë shënoi golin e fitores me një gjuajtje të ulët në minutën e 92-të.

Barcelona tashmë ka 68 pikë në 26 ndeshje për të kaluar 12 pikë më shumë se Real Madrid, i cili është në vendin e dytë.

La Liga spanjolle do të përfundojë pas 12 ndeshjesh.

Barcelona u shpëtua nga VAR për ndeshjen e dytë radhazi, pasi Madridi pati një gol të Marco Asensio të përjashtuar në minutën e 81-të për pozicion jashtë loje.

“Ne ende nuk jemi të sigurt se ishte një pozicion jashtë loje”, ka thënë trajneri i Madridit, Carlo Ancelotti për golin e Asensio. “Nuk dukej të ishte 100 për qind një pozicion jashtë loje. Ne do të kthehemi në Madrid me këtë dyshim.”

Megjithatë, trajneri i Barcelonës, Xavi ka thënë se ishte “i befasuar” nga komentet e trajnerit të Madridit. “Është e qartë, jashtë loje është e qartë, është një gjë shkencore, apo jo?”, u ka thënnë Xavi gazetarëve. “Pa VAR, gjithçka është më e vështirë. Përfundon më e drejtë, mbi të gjitha në pozicione jashtë loje.”

Barcelona ka fituar tetë tituj ligë në 11 sezone deri në vitin 2019. Ata përfunduan të dytit pas Madridit në vitin 2020, pastaj e treta – pas Real Madridit dhe kampionëve Atletico Madrid – në 2021, dhe e dyta pas Madridit sërish sezonin e kaluar, i pari pas largimit të Lionel Messit.

Barcelona synon të fitojë titullin e 27-të të ligës , që do ta linte atë tetë pas Madridit.

Barcelona ka konfirmuar në faqen e saj se 95 mijë e 745 tifozë të futbollit ndoqën El Clasicon e së dielës në stadiumin Spotify Camp Nou.

Konsiderohet si një nga rivalitetet më të mëdha të futbollit për profilet konkurruese të të dy klubeve.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika