Barcelona fiton titullin e katërt radhazi në Ligën e Spanjës për femra

Skuadra e femrave të ekipit të Barcelonës e ka fituar titullin e katërtë radhazi në La Liga

Skuadra e Barcelones, ekipi i femrave

Ekipi i  Barcelonës në kategorinë e femrave e fitoi titullin e katërt radhazi në La Liga këtë dielën, pasi fitoi 3-0 kundër Sporting de Huelva në “Estadi Johan Cruyff”.

Ky triumf i vendosi lojtarët e Barçës si fitues të Liga së femrave në Spanjë me një rekord 100% në kompeticion. Edhe pse kanë mbetur edhe katër ndeshje në sezon, skuadra fitoi 26 ndeshje nga 26 të luajtura, duke pranuar vetëm pesë gola e duke shënuar 108.

Fitorja kundër Sporting de Huelva të dielën ishte e 61-ta radhazi e tyre në kampionat.

Këtë vit, Barça nuk pranoi gol për 957 minuta këtë sezon dhe janë vetëm pesë minuta larg rekordit të tyre prej 962.

Me këtë fitore, Muzeu i Barçës, një nga më të vizituarit në Kataloni, do t’i duhet të lërë vend për titullin e tetë të ligës në historinë e ekipit të femrave, më shumë se çdo klub tjetër në futbollin spanjoll për femra.

Ndryshe, ekipi i Barcelonës është edhe në finale të Ligës së Kampionëve ku për kundërshtar e ka Arsenalin ose Wolfsdburgun.

Finalisti do të mësohet sot, pasi të hënën zhvillohet ndeshja kthyese ndërmjet Arsenalit dhe Wolfsburgut nga ora 18:45 në Londër.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika