Raphinha është bërë objektivi numër një i transferimit të FC Barcelonës këtë verë, pasi klubi po kërkon ta forcojë pjesën e sulmit për sezonin e ardhshëm.
Gazeta “Sport”, ka pretenduar se ekipi “Blaugrana”, do ta ndalë “operacionin Haland”, i cili do t’i kushtonte klubit 340 milionë dollarë.
Si zëvendësim ekipi i trajnerit, Xavi Hernandez, dëshiron ta blejë 25 vjeçarin, agjent i të cilit është legjenda portugeze e futbollit Deco.
Sipas gazetës së përditshme “Sport”, katalanasit kanë ofruar një ofertë prej 35 milionë eurosh (38.5 milionë dollarë) për brazilianin, por, kjo ofertë, fillimisht, është refuzuar nga ekipi anglez i Leeds.
Nëse oferta e radhës do të pranohej, atëherë, 25 vjeçarit do t’i ofrohej kontratë për pesë sezonet e ardhshme.
Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff, kanë marrë përsipër negociatat, për të cilat gazeta “Sport”, ka thënë se janë “në rrugën e duhur”.
Me miratim edhe të trajnerit Xavi Hernandez, klubi i Barcelonës synon ta arrijë një marrëveshje përfundimtare me ekipin nga Premier League, i cili po rrezikon të bjerë në ligën e dytë për sezonin e ardhshëm.
Barcelona, synon nënshkrimin me një sulmues që “shpërthen” në krah, duke pasur parasysh edhe një largim të mundshëm të Ousmane Dembele-së, i cili ka mundësi të largohet për ekipin e Paris Saint Germain.
Sikurse Francezi, Raphina ka ritëm të shpejtë dhe është “vrasës” para portës së kundërshtarit, madje aftësitë e këmbës së tij të majtë po konsiderohen si më të mira se sa ato të Dembele-së.
Që nga ardhja e lojtarit në Angli në vitin 2020, nga ekipi francez Rennes, Raphina ka bërë 57 paraqitje ndaj top ekipeve të Premier League-s, ai ka shënuar 15 gola (nëntë prej të cilëve u shënuan këtë sezon). Po ashtu, ka asistuar, gjithsej, 12 herë.
Përveç Barcelonës, lojtari është duke u kërkuar edhe nga Liverpool, Chelsea si dhe Bayern Munich.