Barcelona konfirmon transferimin e talentit Pablo Torre

Pablo Torre të mërkurën ka nënshkruar kontratë me klubin e FC Barcelona, deri më 30 qershor të vitit 2026, po në këtë ditë ai për herë të parë është veshur si lojtar i Barçës me fanellën e klubit në stadiumin Camp Nou

Pablo Torre tashmë me fanellën e Barçës

Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e talentit spanjoll, Pablo Borre, i cili vjen nga klubi i futbollit, Racing Santander.

Klubi katalunas ka fituar garën me rivalët e Real Madridit për transferimin e talentit 19-vjeçar Pablo Torre.

Torre, të mërkurën gjatë ditës ka finalizuar marrëveshjen për t’u bërë lojtar i ri i Barcelonës. Ai ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare dhe fillimisht do të luajë me ekipin B.

Pablo Torre

Nga njoftimi i klubit, Pablo Torre ka jetuar ditën e tij të parë si lojtar i Barçës të mërkurën, në të cilën lojtari ka nënshkruar kontratën e tij dhe, gjithashtu, ka veshur fanellën e Barçës në Camp Nou për herë të parë.

“Pablo Torre ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2026, me një klauzolë përfundimi prej 100 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë presidenti Joan Laporta, zëvendëspresidenti i sportit Rafael Yuste, drejtori i Futbollit Mateu Alemany, presidenti i Barça B Jordi Casals, menaxheri përgjegjës për futbollin Joan Soler dhe drejtori Jose Ramon Alexanko.

I pranishëm ka qenë edhe përfaqësuesi i Pablo Torres, Arturo Canales dhe disa anëtarë të familjes së tij, mes tyre edhe prindërit, të cilët nuk kanë dashur të humbasin këtë ditë të veçantë.

Ndryshe, Torre bëri debutimin e tij me ekipin e parë të Racing më 18 tetor 2020 në ndeshjen e ligës kundër Portugaletes. Vitin e fundit ai ka luajtur 34 ndeshje dhe ka qenë një lojtar kyç në promovimin e Racing de Santander në Kategorinë e Dytë.

Ai ka shënuar 10 gola këtë sezon dhe ka shpërndarë 11 asistime ndërmjet ligës dhe play-off-it.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika