Barcelona “korit” Real Madridin

Barcelona ka mposhtur Real Madridin me rezultat 0:4

Barcelona ka triumfuar në mënyrë të jashtëzakonshme në përballjen e madhe ndaj Real Madridit të shtunën, duke e mposhtur me rezultatin 0-4 në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në kuadër të Javës së njëmbëdhjetë të La Liga.

Pjesa e parë ishte e balancuar.

Real Madridi e ka pasur mundësinë t’i përfundonte dyzet e pesë minutat e parë me epërsi, pasi Kylian Mbappe ka shënuar në minutën e tridhjetë, por ndërhyrja e VAR e ka anuluar golin.

Në pjesën e dytë Barcelona ishte dominante.

Robert Lewandowski për dy minuta ka realizuar dy gola.

Fillimisht, në minutën e 54-të, ka shfrytëzuar një pasim të saktë nga Casado, dhe vetëm dy minuta më vonë( ’56), ka shndërruar në gol një asistim të Balde.

Barcelona tutje ka shënuar edhe dy gola në pjesën e mbetur të lojës.

Në minutën e ’77-të, Yamal ka shënuar golin e tretë pas një pasimi nga Raphinha.

Raphinha ka përmbyllur fitoren e Barcelonës me golin e katërt në minutën e ’85-të.

Barcelona pas kësaj fitorje, forcon pozitën e parë në La Liga, duke grumbulluar 30 pikë kundrejt Real Madrid-t i cili ka 24 dhe ndodhet në vendin e dytë.  

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika