Barcelona nuk arrin ta mposhtë Interin në Camp-Now

Ndeshja mes Barcelonës dhe Interit, të mërkurën e 12 tetorit u mbyll me rezultat 3 me 3, pas shumë përpjekjesh nga të dyja ekipet për të qëndruar në epërsi, ky rezultat i jep më shumë përparësi italianëve

Fotoilustruese





Të mërkurën është zhvilluar ndeshja në Ligën e Kampionëve mes Interit dhe Barcelonës, e cila pas shumë rreziqeve për të dyja ekipet u mbyll me rezultat të njëjtë.

Pjesa e parë është karakterizuar me aktivitet të ekipit të Barcelonës, pasi rezultati në fund të kësaj pjesë ishte 1-0 për Barcelonën, që shënoi Ousmane Dembele në minutën e dyzet.

Megjithatë në pjesën e dytë mysafirët u rikthyen duke shënuar dy gola në një periudhë të shkurtër kohore, njëra e Nicolo Barellas në minutën e 50-të, tjetra e Lautaro Martinez në minutën e 63-të.

Kjo epërsi nuk zgjati shumë dhe pas 20 minutave shënoi Barcelona duke e barazuar rezultatin në minutën e 82-të.

Për Interin pasoi goli i Robin Gosens në minutën e 89-të, dhe menjëherë më pas erdhi goli i Lewandowskit, duke e barazuar rezultatin 3-3, me të cilin edhe u mbyll ndeshja.

Me këtë barazim, Barça mbetet ende në garë për kalim në fazën e nokautit, ani pse do ta ketë të vështirë pasi ka katër pikë në vendin e tretë. Interi është i dyti me tri pikë më shumë.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika