Barcelona shënon fitore ndaj Osasunas

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Osasunas, në ndeshjen e zhvilluar të martën e 8 nëntorit. Ekipi katalunas u përball si mysafir në kuadër të javës së 14-të të La Ligas. Pas shumë sfidash, Raphinha dhe Pedri arritën të kalojnë në epërsi ekipin katalunas në dy momente rreziku të lojës

Ilustrim





Barcelona ka shënuar fitore ndaj Osasunas si mysafir, në kuadër të javës së 14-të të La Ligas.

Ndeshja nuk ka nisur aq mirë për Barcelonën, pasi në minutën e gjashtë, David Garcia i Osasunas ka shënuar një gol me kokë.

Më pas, Robert Lewandowski u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke u detyruar të lëshojë fushën në bazë të rregullave të futbollit.

Tutje, në minutat shtesë të pjesës së parë, Barcelona shënoi një gol, i cili u anulua për pozitë jashtë lojë.

Ndërkaq, pjesa e dytë e gjeti mirë ekipin katalunas, pasi Pedri arriti të barazojë shifrat, duke e bërë rezultatin 1-1.

Krejt në fundin e ndeshjes, Raphinha shënoi me kokë ngë golë dhe e kaloi në epërsi ekipin katalunas, Barcelonën.

Raphinha e shënoi golin pas asistimit të bukur të Frenkie de Jong.

 

Ndryshe, Barcelona tashmë është lider me 37 pikë, ndërsa vendin e dytë e mban Real Madrid, i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika